Përmes një lidhjeje direkte presidenti Meta përcolli emocionet e para pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë mbrëmë në studion e "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku.
Nga studioja gazetari Skerdilajd Sulozeqi befasoi presidentin Ilir Meta me pyetjen e tij: "Supozojmë se mund të ishit kapiten i kombëtares shqiptare, nëse do të gjuani që Shqipëria të shkojë në Botëror, do të qëlloni me këmbën e majtë apo të djathtë?
Dhe përgjigjja perlë ishte: "Pyetja është tepër provokuese, por unë mbaj mend se kur ishim fëmijë dhe lozte Gim Murati. Gim Murati ishte futbollist i jashtëzakonshëm që bënte golat me kokë. Zakonisht ishte dhe një tifoz shumë i njohur i Partizanit, i cili sa herë që kishte probleme thoshte penallti arbitër, ta gjuajë Murati me kokë."