Deklarata e fortë Dumës: Negociatat u mbyllën, nuk u shtynë, koha e qeverisë mbaroi

Tuesday, 26 June 2018 21:07

Deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar pas vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE në samitin e Luksemburgut për të shtyrë për në qershor 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në “facebook”, Duma shkruan se ky vendin është një sinjal i pastër rreziku për gjendjen e vendit tonë.

Sipas saj ky dokument i ri i hartuar nga BE për Shqipërinë “është qartazi një kushtëzim i fortë”.

“Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive. Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë: “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh”, provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit. Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo”, thotë deputetja e PD.

Postimi i plotë:

Vendimi mbi negociatat për një dokument të ri deri në Qershor të 2019, është një sinjal i pastër rreziku i gjendjes së vendit.

Bashkimi Europian ka hartuar një dokument të ri.

Ky dokument i ri është qartazi një kushtëzim i fortë. Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive.

Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë: “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh”, provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit.

Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo!

Ora që i kanë vënë kësaj qeverie është dhe një vit me kushte të rënda me kontroll të rëndë duke treguar që BE s’ka besim.

Hartimi i këtij dokumenti është prova që nuk ka më besim tek qeveria shqiptare dhe që ka filluar të numërohet ora pas.

Nëse do ishte një situatë e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte “ridiskutojmë në 2019”.

Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet, ja ku i keni”.

Sigurisht arsyet që çojnë në dokumenta të tilla janë gjithmonē tregues i një alarmi.

Dhe këto arsye nuk janë ato të zakonshmet por jashtë të zakonshmeve, arsye më të rënda se mos funksionim institucionesh, që do të thotë keqpërdorim institucionesh!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...