Berisha: Ja 13 kushtet që iu vendosën qeverisë për negociatat

Tuesday, 26 June 2018 23:45

Pas vendimit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm për Shqipërinë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar 13 kushtet që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ndaj vendit tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në samitin e sotëm të Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur 13 kushte për Shqipërinë që të përmbushen deri në Qershorin e vitit 2019.

“Të dashur miq, këtu më poshtë keni 13 kushtet e vendosura nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit 2019.

1- Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet
2-Lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht
3- Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e drogave
4-Përparimin e mëtejshëm të procesit të vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve
5- Përfundimin e dosjeve prioritare
6- Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën
7-Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara SPAK
8-BKH dhe
9- Gjykatën
10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë nivelet e larta
11- Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor
12-Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet
13-Reduktimin e numrit të azilkërkuesve

Pasi përcakton detyrimin për plotësimin e këtyre 13 kushteve, deklarata e ministrave të Jashtëm të BE thotë:

Këshilli rikujton se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave kombëtare parlamentare (pra miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare dhe mbështetjes nga Këshilli Europian) dhe kjo më pas do vijohet nga konferenca e parë ndërqeveritare (akti simbolik i hapjes së negociatave në varësi nga progresi i bërë)”, shkruan Berisha në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...