“Festa e qeverisë për dështimin me negociatat, tallje me vendin”

E mërkurë, 27 June 2018 12:34

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, në një postim në rrjetet sociale shprehet se të festosh për dështimin për negociatat do të thotë të mos kesh respekt për vendin tënd, për qytetarët e tu.

Sipas saj konkluzionet e BE janë një kambanë alarmi për të gjithë.

Postimi i plotë

Kam që nga dita e djeshme që ndjek me vëmendje reagimet e qeverisë mbi çështjen e negociatave të Shqipërisë. Çdo gjë mund të kuptoj por të festosh për dështimin do të thotë të mos kesh respekt për vendin tënd, për qytetarët e tu!

Për të gjithë ata që mund të bëjnë një analizë realiste mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe për gjithë institucionet përgjegjëse dhe koordinuese, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se cilat janë pikat kyçe të raportit:

1. Shqipërisë nuk i janë çelur negociatat, përkundrazi ky do të jetë një vit i vështirë për të plotësuar 13 kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

2. Për herë të parë në historinë e këtij procesi, Këshilli kërkon ratifikimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare, para se ai vetë të japë vendimin. Këtë praktikë e ka pasur ligjërisht vetë Gjermania dhe më pas e praktikoi edhe Holanda. Sot kjo është e hapur për të gjithë parlamentet. Kjo e bën thuajse të pamundur një vendim pozitiv për negociatat edhe gjatë vitit 2019.

3. Kushti më kryesor që i është vendosur Shqipërisë përveç krimit të organizuar, korrupsionit dhe drejtësisë, është çështja e azilkërkuesve dhe mundësia e vendosjes së mekanizmit të vizave. Këshilli i tërheq vëmendjen Komisionit Evropian, duke kërkuar një raport të posaçëm mbi këtë çështje.

Këto konkluzione janë një kambanë alarmi për të gjithë ne dhe është detyra jonë të bëjmë transparencë për qytetarët shqiptarë, të cilët gjëja e fundit që kanë nevojë është mashtrimi dhe e pavërteta.

Perspektiva e tyre evropiane nuk mund të mbetet peng i delirit dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...