Parlamenti pritet të përfshihet nga debate të shumta në lidhje ne shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, në fund të vitit 2019. Do të jenë mbi 20 deputetë të opozitës që do të mbajnë fjalën , ndërsa nga ana tjetër mësohet se Kryeministri Rama ka urdhëruar që deputetët socialistë të fajësojnë mediat dhe opozitën për këtë dështim.
Rama ende nuk e ka pranuar që shtyrja e vendimit për hapjene negociatave është dështim pasi ai në daljen e djeshme publike tha se është një lajm pozitiv, por që në kontradiktë sulmoi opozitën dhe median si shkaktare të shtyrjes së vendimit.
Ndërkohë që zyrtarisht Ministrat e Jashtëm të BE-së janë shprehur se shkak i moshapjes së negociatave për Shqipërinë u bënë mungesa e vullnetit të mazhorancës qeverisëse për të luftuar krimin e organizuar, parcelat me kanabis si dhe korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë.