Për meritën e madhe se Holanda ka qenë gjithnjë një shtet kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, si dhe për faktin se në Amsterdam qeveria e Ramës mori jo-në më të fortë, ky i fundit vendosi të dekorojë ambasadoren e Shqipërisë atje. Jo për ndonjë gjë, por Rama është bërë si serbët, feston edhe humbjet. Por ambasadorja jonë, e bërë e tillë si shoqja e Linda Ramës, por edhe si mbesa e shokut Zeqi Agolli (ish sekretar personal i shokut Enver), ka dëgjuar aq shumë aty ku është rritur kundër imperializmit e kapitalizmit, saqë do ishte mirë ta integronte Shqipërinë në Kore të Veriut ose Kubë. Por sigurisht, Rama i ka për zemër këta që kanë punuar me mish e me shpirt për shokun Enver, ose janë rritur në hirin e oxhakut të familjeve me kontribute në komunizëm.