Deklaratat e forta të ditës së djeshme të Ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Slavini, i cili vizitoi nga pasuritë e madha të mafias të sekuestruar nga shteti dhe paralajmëroi këtë të fundit për aksione të reja ndaj saj, kanë shkaktuar reagime të forta në politikën shqiptare.
I pari që reagoi ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme mbështeti deklaratën ministrit italian, ndërsa shtoi se duhet të nisë një luftë edhe ndaj mafias në Shqipëri me në krye Edi Ramën.
Por, ditën e sotme ka reaguar edhe kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka bërë krahasimin mes Ramës dhe Selvinit.
Vasili thotë se Shqipëria sot është kthyer në një shtetet të kontrolluar nga trafikantët, pasi kryeministër është Edi Rama.
Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së shkon edhe më tej teksa thotë se Rama ndërton autostrada për drogën dhe asnjë kilometër rrugë për shqiptaret.
Reagimi i Vasilit:
Pa Ramen dhe me Salvinin do te ishim nga Drogeshtet nje BEshtet.
Pse eshte Shqiperia sot drogeshtet?
Pergjigjia eshte me e lehta ne bote.
Kemi Ramen kryeminister dhe jo Salvinin.
Sepse Rama nderton autostrada per drogen dhe asnje kilometer rruge per shqiptaret.
Sepse Rama me voten e tij mbron trafikantet e mafiozet e qeverise qe te mos arrestohen.
Sepse Rama vegjeton ne pushtet me votat qe trafikante e kriiminele blejne per te.
Sepse Rama shkaterron ekonomine e shqiptareve qe mafioze e trafikante te pastrojne parate në të.
Sepse Rama shkaterron drejtesine qe mafioze e trafikante te mos denohen nga ajo.
Sepse Rama nderton e beson cdo dite te Drogeshteti dhe jo te Shteti se Drejtes.
Ndersa Salvini eshte ne vijen e pare te luftes kunder te gjitha llojeve te mafieve,Rama ka per menu te pushtetit vetem Mafiet e cdo lloji.
Eh sikur te ish Salvini kryeminister dhe jo Rama......
Nga Drogeshtet do te ishim tamam BEshtet.
/55News.al/