Në një kohë kur opozita paraqiti në Komisionin e Kulturës dhe Medias një kërkesë për të thirrur sot në dëgjesë publike kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar, Erion Veliaj ka refuzuar.
Siç duket, kreu i Bashkisë së Tiranës, i frikësuar nga presion i opozitës, e cila ka demaskuar planin për të vjedhur dhe ngritur kullat tek Teatri.
Veliaj thotë se sqarimet për këtë çështje janë dhënë, por në fakt krejt e kundërta është e vërtetë, pasi ai jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim por ai bëri sikur kishte arritur një marrëveshje me disa aktorë, marrëveshje kjo që nuk është bërë publike.
Sakaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro kalimit të projektligjit nesër, pasi e cilësojnë shkelje të ligjit.
KERKESA E PD PAK DITE ME PARE
Deputetët e opozitës thërresin në dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit tërritorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.
Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësimin se ligji I propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.
Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.