Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur sot një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi në twitter, Basha thekson se qeveria po paguan me paratë e drogës mediat për të sulmuar opozitën.
Sipas Bashës, Rama ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit në BE, pasi vijon të bashkëpunojë me mafian shqiptare.
“Edi Rama, besnik ndaj stilit të tij prej Noriege të Ballkanit, ka mobilizuar gazetarë të propagandës, të paguar me eurot e drogës për të sulmuar opozitën se thotë të vërtetën e dhimbshme: Rama dhe mafia shqiptare po drejtojnë nië narkoshtet që ka rrënuar shpresat e popullit dhe ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit në BE”, shkruan Basha.