Kënga gjatë kohës së luftës në lidhje me Hitlerin që thuhej se ai kishte vetëm një testikul është e vërtetë, mirëpo ekspertët e mjekësisë kanë treguar se ai gjithashtu ka pasur penisin shumë të vogël.
Martin Phillips, zbulon sekretet intime të disa prej tiranëve të historisë në botë.
Adolf Hittler
Martin thotë se arsyeja që Hitleri kishte vetëm një testikul, ishte një frustrim seksual për të që e bëri të bëhet një maniak i gjenocidit. Një raport i SHBA-së tha se Hitleri kishte “tendenca të shtypura homoseksuale” dhe ishte i njohur për të ftuar aktorë të ndryshëm në shtëpinë e tij për shfaqje private.
Napoleon Bonaparta
Përvojat e hershme seksuale të Napoleon Bonapartë-s ishin në lidhje vetëm me prostituta, madje i mori kohë të gjatë deri në momentin kur humbi virgjërinë e tij me gruan e parë.
Sadam Husein
Udhëheqësi irakian Sadam Husein kishte tri gra dhe pesë dashnore, mirëpo gjatë tërë kohës përdorte Viagra. Një nga të dashurat e tij, Parisoula Lampsos, tha se i pëlqente të ulej në karrige, t’ia vënin një kapele të kaubojve dhe t’i shikonte në ekran vrasjet e armiqve të tij.
Musolini
Musolini ishte një Italian i pangopur i cili e përshkruante monogaminë si të pakonceptueshme. Ai njëherë kishte pranuar publikisht: “Unë fle me nga tri ose katër gra çdo mbrëmje, njëra pas tjetrës.” Ekspertët kanë vlerësuar se gjatë tërë jetës së tij ai kishte fjetur me 5,000 gra.
Perandori Nero
Perandori Nero adhuronte tabutë, ai përveç që kishte disa gra, u martua edhe me një djalë shumë më të ri se ai. Gjithashtu thuhet se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale edhe me nënën e tij.