Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka bërë publike një foto në faqen e saj në Facebook, ku shfaqet deputeti i PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu dhe ish-deputeti po i PS-së i larguar nga Kuvendi, Arben Ndoka.
Sipas Zhupës, Rama ka nisur të thërrasë në ndihmë ‘eksperët e zgjedhjeve’, pasi nuk i fiton dot ndryshe.
‘Po përgatiten për zgjedhjet e aradhes me ‘ekspertin zgjedhor’ Arben Ndoka!!!
Rama nuk heq dorë jo. E di që pa njerëz me ‘vlera’ të veçanta ka zero shanse të fitojë zgjedhje.
Prandaj ka nisur ti thërrasë ku janë e ku s’janë edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashtë sistemit.
P.S: Besoj se kjo foto në diskutimin me Hahn e sjell Shqipërinë më afër Europës’, shkruan Ina Zhupa në Facebook.
Kujtojmë këtu se Pjerin Ndreu është një ndër kandidatët e përfolur që PS do të nxjerrë në Lezhë, ku edhe Arben Ndoka ka qenë deputet i PS-së.