Presidentja kroate shpallet "Qytetare Nderi" e Beratit

E mërkurë, 18 July 2018 17:39

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç u shpall sot qytetare nderi e qytetit të Beratit.

Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli bashkiak i këtij qyteti miratoi dhënien e titullit “qytetare nderi” presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, shkruan atsh.

Grabar-Kitaroviç nis sot vizitën zyrtare në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...