Në frikën se do të goditeshin nga ‘vettingu’ 3 gjyqtarët të Gjykatës së Apelit kanë dhënë një vendim të kundërligjshëm, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës.
Denoncimi është bërë nga Kreu i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës, Kreshnik Çollaku.
Ky i fundit shkruan në Facebook, se ka prova për vendimmarrjen kundër ligjit të 3 gjyqtarëve të Apelit të Tiranës.
Denoncimi i plotë i Kreshnik Çollakut:
Rroftë Reforma, Poshtë Drejtësia.
Sot Bashkia Tiranës, rradhës së zyrtarëve, aktorëve, gazetarëve, shoqërisë civile, bizneseve të blera i shtoi dhe tre gjyqtarë të Gjykatës Apelit Tiranë.
Sot tre gjyqtaret e Apelit Tirane sanksionuan padrejtësinë dhe paligjshmërinë në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Ky vendim i paralajmëruar disa muaj më parë nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, i sigurtë në vendimin e tyre pasi në të kundërt ‘do te shohim si do të kalojnë vettingun’.
Kjo ngjarje e paralajmëruar ndodhi.
Tre gjyqtaret e Apelit iu gjunjëzuan presionit të qeverisë dhe asgjësuan drejtësinë.
Vetë gjyqtarët kanëe komunikuar me palët duke u shfajësuar se vendimin absurd e kanë marrë ‘prej frikës së konfliktit me qeverinë në fazën e vettingut’ (kush të ketë merak disponojmë pjesë të këtij komunikimi).
Tre qyqareve po u bëjmë një premtim se do ti mbajmë mend gjatë emrat e tyre dhe faktin se me qyqarinë e tyre sot ekzekutuan drejtësinë.
Një ditë në këtë vend do të ketë drejtësi dhe për Drejtësinë"
GJykata rrëzoi kërkesën e këshilltarëve të PD
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.