Duke hedhur akuza ndaj opozitës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një konferencë të përbashkët me mediat me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, ka zbuluar padashje një detaji të rëndësishme.
Bushati tha se me Greqinë nuk po negociohet vetëm për detin por edhe për menaxhimin e kufijve.
“Kemi hedhur hapa substancial për disa çështje që konsideroheshin tabu.
Jemi në tryezë për çështjen e kufizimit të zonave detare, por edhe për çështje të menaxhimit të kufirit tokësor.
Por për fat të keq, shohim qartë se ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng edhe për të mos lejuar që marrëdhëniet shqiptaro-greke të çlirojnë energjinë që ajo mundet.
Nuk ka qenë lehtë të ulësh në tryezën e bisedimeve, edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej’, tha Bushati.