Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Diel, 22 July 2018 21:34

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se në marrëdhëniet me Greqinë, asnjë çështje e përbashkët me shtetin fqinj nuk është konsideruar ‘tabu’, përveç atyre që bien ndesh me interesat tona kombëtare.

Ja çfarë shkruan, Tritan Shehu në Facebook:

Ministri Bushati luan rolin e “strucit” kur flet sot per maredheniet me Greqine para Ministrit Roth.

Asnje ceshtje me interes te perbashket nuk eshte konsideruar “tabu” nga neve ne maredheniet me Greqine, duke bere te mundur keshtu jo vetem nenshkrimin e Traktatit te 1996, por dhe ngritjen e metejshme te tyre deri me 2013.

Pa dyshim jane konsideruar “tabu” ato elemente, qe kane rene ndesh me interesat tona kombetare, te cilat sic duket kjo Qeveri e Kapitulluar tashme kerkon t’i shkembeje me zgjatjen e “jetes” se saj.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe pala greke ndaj nesh, me te cilen eshte diskutuar gjithmone me respekt e vullnet konstruktiv reciprok, pa ultimatume e imponime.

Per dijeni te Ministrit marreveshja e zonave detare eshte futur tashme ne kete rruge pa krye, pikerisht prej politikave te thella destruktive, te qellimshme te Qeverise se tij.

Ndersa persa i perket kufirit tokesor, ajo ceshtje nuk ekziston dhe permblidhet vetem ne disa aspekte teknike te piramidave etj.

Hapja e saj si nje kolone ne maredheniet me Greqine tregon qe ose i mungojne kapacitetet profesionale Ministrise sone te Jashteme, ose dicka e erret fshihet.

Persa i takon “deshires” se Ministrit per “clirimin” e energjive te marredhenieve Shqiperi-Greqi, dua t’i kujtoj atij se nuk jemi ne qe i bllokojme, por ishte e eshte Rilindja qe per pese vite i shkaterroi keto maredheniet shume te mira me Greqine e ktheu energjine e tyre nga pozitive ne negative.

Ulja e detyruar tashme ne tavolinen e bisedimeve me Greqine, mbas te tilla qendrimeve aventureske, pa dyshim te ben te rikthehesh aty me “bisht nder shale”.

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...