×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dvorani, prova e ndërhyrjes së Ramës në vetting

Hënë, 23 July 2018 19:54

Jo vetëm me lëvizjet pas kuintave, por Edi Rama doli sot hapur në mbrojtje të prokurorit të diktaturës Ardian Dvorani. Dvorani ka qenë Prokuror në Shkodër në periudhën më të egër e gjakatare të vrasjeve në kufi. Për akuzat e bazuara mbi fakte të opozitës, për standardin e dyfishtë që tregoi sot Komisioni i Vettingut, për të hedhur poshtë edhe konkluzionet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit ët Pasurisë për fshehjen e pasurisë nga ana e gjyqtarit Dvorani, Rama preferoi ti kundërshtojë vetë. Ai u shndërrua sot në zëdhënësin personal të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Ardian Dvorani, qëndron në këtë pozicion edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 4 vitesh. Gjykata Kushtetuese ka vendosur prej kohësh  dhe e ka shpallur të përfunduar dhe të mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u publikua në kohë me qëllim të vetëm për të mbajtur në Gjykatën e Lartë të besuarin e tij.

Dvorani u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoratit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur tek Ardian Dvorani asnjë problem me integritetin e tij profesional. Por, nëse do të ishte vërtet i pavarur, vettingu duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rasti flagrant i keqpërdorimit të Dvoranit nga Rama është ai i lirimit nga akuzat për dhunë në Parlament të dy deputetëve banditë të Ramës, Ndoka dhe Ndreu. Argumenti i Gjykatës së Lartë ishte më shumë se qesharak dhe gjyqtarët vendosën vetëm nën diktatin e këtij individi.

Dvorani është edhe engjëlli mbrojtës i Rama- Tahirit në Gjykatën e Lartë. Ai ndikoi në vendimin për të shpallur shpifje, deklaratat e opozitës për bashkëpunimin e Ramës dhe Tahirit me bandën e drogës “Habilaj”. Deklarata këto që u provuan si të vërteta nga prokurorët italianë. Vetëm për  Dvoranin nuk kishte dyshime që deklaratat e opozitës kishin të vërtetën e madhe, atë të kanabizimit dhe trafikimit  të kanabisit nga banda famëmadhe “Habilaj”.

Nxjerrja e figurës së Dvoranit si  e pastër nga vettiingu do ti hapë rrugën amës për ta katapultuar ish-prokurorin e diktaturës në krye të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë gjykatë Ramës i duhet një kamikaz politik. Punë për Dvoranin në këtë Gjykatë do të ketë mjaft. Në horizont është  marrëveshja antikushtetuese për shitjen e detit. Gjithashtu shkelja flagrante anti-kushtetuese për dhurimin e  tokës publike te Teatri Kombëtar , kompanisë Fusha sh.p.k./ 55news.al

Modifikuar më Hënë, 23 July 2018 19:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...