PD: Bojkotoni ‘Top Channel’, është televizion i turpshëm

E mërkurë, 25 July 2018 21:43

Partia Demokratike mbrëmjen e sotme ka akuzuar Top Channel si një televizion imoral dhe të turpshëm.

Sipas një deklarate të selisë blu ky televizion ka censuruar të gjitha deklaratat e bëra ditën e sotme nga deputetët dhe përfaqësues të PD-së.

Deklarata e Partisë Demokratike

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.​

blu

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 21:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...