×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kaloi vettingun, PD: Dvorani është prokuror i diktaturës

Saturday, 28 July 2018 11:53

Partia Demokratike ka sjellë dëshmi të reja për korruptimin e organeve dhe procesit të Vetingut: dosjet e vjetra të ish-prokurorit Ardian Dvorani, që u konsiderua prej këtyre organeve si i pastër dhe u rikonfirmua në detyrë.

PD-ja bëri të ditur sot se Ardian Dvorani ishte prokurori që kërkoi dënimin për akte terroriste të qytetarëve shkodranë që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës në vitin 1990! Mjafton vetëm ky fakt, sipas PD, mungesa e integritetit moral, që Dvorani të ishte sot jashtë sistemit të drejtësisë.

"Konfirmimi në detyrë nga organet e Vetingut i Ardian Dvoranit, shërbëtori politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë nuk ishte thjesht një lajm i keq për reformën, duke i vënë  procesit vulën e një procesi politik. Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruara apo me tre shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë, prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se ai është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës, sa herë ka qënë në pushtet, në diktaturë dhe në demokraci me emrin PS apo Rilindja.

Ardian Dvorani ka qënë prokurori që një ditë pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh në diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Më 13 dhjetor 1990, me zellin e shërbëtorit ndaj partisë, Ardian Dvorani akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë që kërkonin demokraci për akte terroriste kundër pushtetit popullor.

Sot që ka kaluar Vetingun, 28 vjet më parë kërkonte dënim me burg për armiqtë e popullit. Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi janë ende gjallë dhe dëshmi ulëritëse sesi Rama po i mban në detyrë. Nëse organet e Vetingut nuk do të ishin të korruptuara, Dvorani sot do të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.", tha deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku. 

Modifikuar më Saturday, 28 July 2018 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...