Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë është i vetmi investitor i huaj në Shqipëri. Ai ka hapur brenshin e Sorosit dhe përfaqëson diçka të huaj në gjithë urdhër-qeverisjet e tij. Asgjë nuk fitojnë shqiptarët, asgjë nuk u afron ai shqiptarëve veç qorrollisjeve në portal dhe të ashtuquajtura projekte vetëm në kompjuter “3D”. Gjithçka që ndodh është vetëm për të, kulla te stadiumi, kulla te teatri dhe koncesionet e çmendura të tij. Ai është teoricieni dhe investitori i koncesioneve.
Një investitor i huaj që u përpoq të rivalizonte, me të, vajti në buzë të varrit dhe vettingu i tij, gjyqtarët dhe prokurorët që as dënuan dhe as zbuluan rrahësit e libanezit përkëdhelen nga Edi Rama.
Ai është investitor i huaj edhe te vettingu sepse nuk sheh asgjë që ti vlejë këtij vendi në të ashtuquajturën reformë. Por do që ti vlejë vetë atij. Që gjykatësit dhe prokurorët e nesërm të jenë ushtarë dhe skllevër politikë të tij që ata të mos e nxjerrin ajsbergun e vjedhjeve me marifete nga më të çuditshmet për të fshehur përfituesit, investitorin e huaj Edi Ramën.
Se zgjidhja që ai ka në fund është prapë ajo e investitorit të huaj, të ikë nga sytë këmbët vetëm me kushtin që të ketë me vete kodet e fshehta të parave që fitoi nga koha kur ishte kryeministër dhe ku shërbeu si investitor i huaj. /Redaksionale