Policia e Shtetit ka hyrë në terrin e saj të informimit. Të shtëna me armë në mes të lokaleve, ekzekutime mafioze, vendosje të bombave poshtë makinave apo në dyert e banesave, janë ngjarje që prej javësh po i fshihen syrit dhe veshëve të publikut. Madje këto ngjarje po mbahen larg syrit edhe të mediave të cilat po ushqehen me video të parapërgatitura të aksioneve të suksesshme të shpërndarjes së fletëpalosjeve për turistët në dogana.
Me qeverisjen Rama, media dhe qytetari në njërën anë dhe bandat në anën tjetër kanë ndrruar rolet. Janë bandat që kur duan të japin informacione, për të prishur punë ën bandat rivale,ato transmetohen nga ana e policisë ndërsa për ngjarje shqetësuese, të mungesës së sigurisë, ato fshihen.
Por nuk duhet të habitemi. Kjo është praktika e Ramës. U vra, ortaku i Saimir Tahirit, që në ditët e para të pushtetit kriminal. Prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, përjetoi një bum midis viteve 2013 dhe 2016, grupet kriminale tani kanë marrë role udhëheqëse në vendin e shqiponjave, deri në atë pikë sa autoritetet e policisë në disa vendeve paralajmërojnë rritjen e frikshme të tyre.
Rivlerësimi i papritur i “lekut”, monedhës kombëtare shqiptare, gjithashtu ka ngritur dyshime rreth pastrimit të parave.
Vriten pa fund nëpër aksidente rrugore dhe policia mbledh gjoba të paturpshme me raste banale apo mbledh kufomat nga burgjet të personave që s’kanë paguar dritat.
Të gjithë ata që vdesin, vriten apo vetëvriten, në autostradën e krimit që ka shtruar droga e Edi Ramës, janë të rinjtë shqiptarë.