Nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë sot do të ishte njeriu më krenar dhe më i lumtur për pasardhësit e tij në pushtet.
Rilindja e Ramës me shokë po i përmbush me devotshmëri të gjitha pritshmëritë e diktatorit. Bijtë e tij ideologjikë çdo ditë e më shumë më bëmat e tyre po i japin arsye që të jetë krenar dhe i lumtur.
Dhe kjo jo vetëm prej provokimeve të turpshme dhe brutale të Edi Ramës dhe bijve të tjerë për ringjalljen e komunizmit dhe figurës e veprës së tij.
Por vetëm Enver Hoxha mund të ishte i lumtur duke parë këtë mjerim që ka pllakosur vendin në çdo qelizë.
Enver Hoxha do të ishte në qiellin e shtatë kur të shikonte se si po rrënohet demokracia, fjala e lirë, pavarësia e pushteteve.
Vetëm Enver Hoxha do të buzëqeshte shend e verë kur të shikonte se si bijtë e tij po forcojnë lidhjet me aleancën ruso-turke dhe po i shmangen partneritetit dhe përkatësisë perëndimore të shqiptarëve.
Sigurisht Enver Hoxha do të ishte më i lumturi duke parë se si pinjolli i tij i devotshëm po shet Shqipërinë dhe interesat e saj, po shet detin dhe pasuritë e mëdha të shqiptarëve.
Shoku Enver nuk e kishte ëndërruar kurrë në këto nivele Rilindjen e Partisë së Punës dhe ai është krenar me këlyshët e tij. /55news.al/