Koncesionet e rrugëve të Ramës kushtojnë më shumë se në Gjermani

Saturday, 04 August 2018 16:38

Sipas këtyre rezultateve, Shqipëria futet ndër vendet me kosto të larta në ndërtimin e rrugëve. Sipas vlerësimit të World Highways, koston më të lartë të ndërtimit të autostratave për 1 kilometër e ka Austria me mbi 12 milionë euro për kilometër, Hungaria me 11 milionë euro dhe Gjermania me mbi 8 milionë euro. Kostoja e lartë e këtyre autostradave në këto shtete vjen nga terreni i vështirë, pasi në rrugët e zonave malore, kosto për kilometër në Gjermani dhe Austri është mbi 25 milionë euro për kilometër.

Inxhinierë të sektorit janë të shqetësuar se, kontraktimi i një së tretës së autostradës Thumanë–Rrogozhinë do t’i bëjë investimet nul. Gjithsej, aksi është 72 kilometër por qeveria ka kontraktuar me koncesion vetëm 20 kilometra për kilometrat e mbetura nga Kashari në Rrogozhinë, qeveria ka programuar të shpenzojë 41 miliardë lekë ose 308 milionë euro. Gjithsej, kostoja e aksit llogaritet 533 milionë euro. Një raport i Bankës Islamike, që është financues i rrugëve në Shqipëri, llogariti se kostoja e Thumanë–Rrogozhinë 320 milionë euro.

Kostot për një kilometër rrugë janë dhjetëfishuar gjatë dekadës teksa indeksi i çmimeve në ndërtim është rritur me vetëm 4.8%, plus pagat. Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare pohojnë se kostot e larta nuk i justifikojnë përfitimet, që do sjellin këto projekte në ekonomi dhe se nuk janë në përputhje me prioritetet kombëtare

Në dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostradë është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikojnë vlerat e larta që po “fluturojnë” pa logjikë vit pas viti.

Në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimit ndaj Ministrisë së Transporteve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim nga viti 2008 deri më 2017 është rritur me vetëm 4.8%.

Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vepra më e kushtueshme e infrastrukturës rrugore deri më sot. Në fillim të vitit 2000, autostradat në Shqipëri me katër kalime nga Durrësi në Rrogozhinë dhe nga Tirana në Shkodër, kushtuan 1 milion euro për kilometër, por situata shihet të ketë ndryshuar në mënyrë dramatike pas vitit 2008 e në vijim. Punimet në Rrugën e Kombit dhe kontraktimi i kompanisë turko-amerikane Bechtel-Enka e çoi vlerën e punimeve në 92 miliardë lekë për 63 kilometra, por pjesa më e madhe e këtij aksi përbëhet nga tuneli i Thirrës dhe urat, kurse ato pak kilometra trase kanë çarë dhe zhbërë malet.

Pas vitit 2009, shpenzimet në infrastrukturën rrugore janë shfrenuar totalisht, teksa 2 miliardë euro (të dhëna nga buxheti 2010-2018) të tjera janë investuar, por mungojnë kilometrat. Kulmi arriti në vitin 2016, ku qeveria shqiptare shpenzoi 11 miliardë lekë, për të ndërtuar vetëm 5.6 kilometër rrugë nacionale, duke i çuar shpenzimet për një kilometër në 15 milionë euro.

Por paketa 1 miliard euro, e cila është në kulmin e vet, parashikon ta çojë koston për kilometër në 6.2 milionë euro. Katër segmentet e para, që janë në proces implementimi dhe prokurimi (Milot-Balldren, Orikum-Dukat, Thumanë-Kashar, Rruga e Arbrit) përfshijnë një gjatësi totale prej 105 kilometrash, për të cilat qeveria ka vënë në dispozicion 676 milionë euro.

Mirëpo ekspertët e sektorit janë shprehur me skepticizëm ndaj paketës, e cila, sipas tyre, është trefishi i kostove reale, dhe nuk përputhet me një strategji zhvillimi të qëndrueshme të vendit. Arben Meçe, një inxhinier me përvojë në sektor, thotë se kosto reale e segmenteve të para nga paketa “One Billion” nuk është më shumë se 250 milionë euro. Sipas tij, kostot e tjera përbëhen nga interesat bankare dhe praktika të tjera korruptive. Meçe thotë se ndërtimi i rrugëve të reja, gjithmonë është në interes të kombit dhe qytetarëve, mirëpo, nëse ato nuk përputhen me një strategji të qëndrueshme zhvillimi afatgjatë, nuk do të jenë rentabël për shoqërinë.

Ekonomisti i njohur, Sherefedin Shehu, argumenton se nga paketa 1 miliard euro, realisht do të investohet shumë pak. Një kredi 13-vjeçare, me 12%, interes që paguhet me 13 këste të barabarta vjetore, kushton 2.2 herë më shumë se vlera e kredisë që merret sot. “Ndryshe mund të thuhet: për çdo para që biznesi do të investojë ‘veresie’ sot, do të marrë mbrapsht 2.2 lekë ose më shumë se dyfish. Pra fatura e projekteve të ndërtuara ‘veresie’ nga biznesi është dy herë më e madhe se sa kostoja e tyre” – tha Shehu.

Banka Botërore i dha kartonin e kuq Shqipërisë në vitin 2011, pasi pa se kostoja e kontratave në rrugë ishte rritur me gati 20% gjatë zbatimit. Në një vlerësim që u bëri kostove të rrugëve në vendin tonë, banka gjeti fryrje të tyre që nga momenti i ofertimit deri në ndërtimin e plotë të rrugëve, ndërsa proceset e tenderit ishin të shoqëruar me praktika korruptive.

Inxhinierë të njohur të sektorit, të cilët nuk guxuan të prononcohen me emër, për shkak të konfliktit të interesit me qeverinë, pohuan për Monitor, se kostot e projektit 1 miliard janë shumë të larta dhe fakti që po bëhen shumë segmente, në një kohë të shkurtër me PPP, rrezikon të minojë perspektivën e Shqipërisë për dekadat në vijim. PPP, si mënyrë investimi, janë guri i fundit që Shqipëria po përdor për financimin e rrugëve, pasi metodat tradicionale kanë shteruar./Monitor (marrë me shkurtime)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...