Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa thotë se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dështuar me ujin e pijshëm në kryeqytet.
Zhupa, përmes një statusi dhe ilustrimi me anë të një video, sqaron se Veliaj nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka rritur çmimin e ujit të pijshëm, e ndërsa nga ana tjetër nuk ka investuar asnjë lekë në përmirësimin e shërbimit apo cilësisë së ujit.
Reagimi i Zhupës në Facebook:
Thelbi i deshtimit të Veliajt me ujin në Tiranë: Më shumë para të paguara dhe më pak ujë dhe shërbim për qytetarët.
Në fundin e mandatit të tij Veliaj do mbahet mend se arriti vetëm të shtrenjtonte ujin e pijshëm dhe mos bënte asnjë përmirësim në shërbim. Tirana ujë të pijshëm nuk ka por ujin e pijshëm e paguan me 20 lek/m3 më shumë që nga korriku 2017. Mister Mashtrimi e miratoj rritjen e ujit në menyrë të kundraligjshme me ndërrimin e mandateve të keshilltarëve bashkiak.
Rradhë të gjata gjen nëpër rrugët e Tiranës kur vijne botet me ujë që janë mbushur nga burimet natyrore rreth qytetit. Sipër tarracave vazhdojnë depozitat kudo në qytet, si e vetmja mënyre për të pasur ujë në cezma gjatë ditës. Shërbimi i ujit ofrohet rreth 4 orë në ditët më me fat për qytetin. Sigurisht që nuk është i pijshëm!
Fatura e ujit të pijshëm për banorët famijarë në Bashkinë Tirane është mesatarisht mes 2300 lek të reja deri në 4000 lek te reja. Ne fature përfshihen disa taksa të shtuara nga Veliaj: 1. Taksa e arsimit , 2. Taksa e pastrimit , 2. Taksa mbi ndërtesen. Më shumë para për të marrë mbrapsht ASGJË, asnjë ndryshim pozitiv.
Në video do shikoni premtimet e Mister Mashtruesit (Erioni Betonit) dhe gjëndjen reale të ujit në qytetin e Tiranës. Gjëndje e mjerueshme për të cilën paskemi marr edhe cmim si sukses i madh në Singapor!!!