Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, komentoi sondazhin e Komisionit Evropian, sipas të cilit 77% e shqiptarëve e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet për kujdesin dentar.
Kjo sipas Vasilit, është shifër e Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës dhe është ndër më negativet në kontinent.
Me ironi kreu i grupit të LSI-së, shprehet që me rëndësi është që vetë kryeministri i ka në rregull dhëmbët e tij.