Vettingu që po bëhet në Drejtësi nuk është as më pak dhe as më shumë sesa përzgjedhja që Edi Rama po bën që të vendosë në organet e re të drejtësisë njerëzit e vetë.
Nuk janë të pakta rastet, kur edhe pse disa gjyqtarë dhe prokurorë janë denoncuar publikisht me fakte si të përshirë në korrupsion dhe të ndikuar politikisht nga Edi Rama, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar.
Rasti me i qartë është kalimi i Vettingut nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i cili edhe pse me probleme me pasurinë apo edhe pse ishte shërbëtor i Edi Ramës, e kaloi Vetingut.
Rama po përzgjedh njerëzit e vetë, të cilët me kalimin e Vettingut, do t’i kthejë në skllavë dhe do ti detyrojë që të mbyllin dosjet korruptive të Edi Ramës.
Rama tashmë ka marrë në dorë çdo gjë. Vegla e para e Edi Ramës, ishte Saimir Tahiri, të cilin pasi e bëri Ministër për të kanabizuar vendin dhe të për vjedhur Shqipërinë, tani po e mbron nga burgu.
Për tenderët e Bashkisë së Tiranë dhe kullat që ndërtohen në tiranë, Rama ka mëndur se këtë punë e bën më së miri Erion Veliaj, dhe duket se ka pasur të drejtë pasi deri tani i ka plotësuar çdo tekë dhe çdo dëshirë korruptive.
Për të shtënë në dorë Prokurorinë e Përgjithshme, Edi Rama vendosi që në krye të këtij institucioni të vendosë Arta Markun.
Që me ardhjen e saj në krye të organit qendror të akuzës, Arta Marku bëri çdo gjë që Rama i kërkonte.
Tashmë, edhe Vettingu po bën çdo gjë që Edi Rama dëshiron të ndodh me drejtësinë.
/5News.al/