×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bildt: Po luhet me zjarrin, ndarja e Kosovës nënkupton luftë në Ballkan

Premte, 10 August 2018 14:06

Diplomati i shquar suedez, Carl Bildr, një nga njohësit më të mirë në botë i gjeopolitikës ballkanike, në analizën në “Washington Post”, përveç të tjerave bën edhe prognozën, se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjën, nëse realizohet plani Vuçiç-Rama-Thaçi për shkëmbim territoresh mes dy vendeve.

Sipas tij, krerët e ashpër të Bosnjës mezi po presin që të ndodh një gjë e tillë, kurse një situatë po aq e rrezikshme mund të shpërthejë edhe në shtetin e Maqedonisë,  ku shqiptarët janë pjesë substanciale. Bildt paralajmëron seriozisht, se “kjo do të ishte të luash me zjarrin”.

 “Një shkëmbim territorial ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene…Përveç detajeve të diskutueshme në vendet që preken menjëherë (dhe fakti që do të ishte e vështirë për t'u zbatuar), kjo do të rrezikonte hapjen e Kutisë së Pandorës për sfida të reja në të gjithë rajonin. Mund të rihapte debatin për të ardhmen e Bosnjës. Krerët e ashpër serbo-boshnjakë, me siguri që e mirëpresin rastin.

Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë substanciale e popullsisë. Nëse zonat shqiptare të rajonit fillojnë të vijnë së bashku edhe përmes një procesi të shkëmbimeve territoriale, do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Seriozisht që kjo do të ishte ‘të luash me zjarrin’”, bën prognozën e frikshme, diplomati i njohur suedez.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...