Bashkia e Tiranës është bërë pjesë e skandalit të radhës i cili ka të bëjë me korrupsion në rrugën brenda Kombinatit Tekstil.
Përmes një postimi në “facebook”, Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e qytetarit për këtë “vjedhje”.
Postimi i plotë:
Denoncohet korrupsioni i Lal Plehut.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
I nderuar zoti Dokt. Berisha! . Aspak nuk kam frikë të flas hapur kundër Bashkisë Tiranës, që me investim denigrues degradon rrugën brenda Kombinatit Tekstil. Dihet, se tekstilistet janë të ngjyer me bojë të bilurtë, ndaj për Ne u kujdes Bashkia. Ajo financoi një Fantazmë Firmë, e cila varrosi një tub sa për të kaluar “shurra e miut” nga porta hyrëse ( harku* gjerë tek Neskafeja. Dhe mbas varrimit të tubacionit e la rrugën gropa- gropa sikur të kenë gërmuar derrat e Erion Veliajt. Turpi i investimit është ulur këmbëkryq në atë rrugë ku Ne dhe fëmijët tanë kalojmë përditë. Deri kur? Deri kur do të lëngojnë këmbët tona asaj rruge të çmendur, që e çmendi Bashkia e Tiranës me një investim që duhet të ketë ngarkesë korrupsioni?.