Kundërshtimi i Ramës për varrosjen e Isa Boletinit në Boletin, planifikonte shkëmbim territoresh?!

E Enjte, 16 August 2018 15:01

Për kreun e FRPD-së dhe njëkohësisht deputet në kuvendin e Shqipërisë, Belin Këlliçin, arsyeja pse në 2015 Rama tentoi ti varroste eshtrat e heroit të madha Isa Boletinit në Vlorë nuk ishte vetëm elektorale, por zbatimi i planit të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Përmes një postimi në “facebook”, Këlliçi i thotë këto fjalë nga varri i heroit duke kujtuar se edhe pse i vdekur Isa Boletin do ta mbrojë Boletinin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kenaqesi e vecante te takoja Kryetarin e Komunes se Mitrovices Agim Bahtiri, simbol i nje drejtuesi vendor te perkushtuar per te permiresuar jeten e qytetareve te tij. Bahtiri i cili per te dytin mandat drejton Mitrovicen, pagen e tij ua kishte kaluar ne forme burse studenteve ekselente te Mitrovices, i qarte ne idete e tij te pakompromise per te ardhmen e Mitrovices por dhe Kosoves.

Sebashku me mikun tim Gazmend Boletinin, vizitova gjithashtu fshatin Boletin (i cili ndodhet ne pjesen veriore te Mitrovices) ku prehen eshtrat e strategut dhe luftetarit te madh shqiptar Isa Boletini dhe ku qendron stoike kulla e tij qe i ka rezistuar ne shekuj luftrave dhe tradhtive. Isa Boletini eshte simboli i qendreses se palekundur, i luftetarit te madh e te paepur qe sakrifikoi gjithcka per kombin, ndersa pasardhesit e tij jane shembulli me i qarte qe tregon se si regjimi komunist i vrau e persekutoi per dekada me rradhe, ndersa pinjolli i tyre sot Edi Rama beri gjithka per te sabotuar varrimin e tij prane kulles historike ne token e shenjte per te, ne Boletin.

Nese ne 2015 tentativa e Edi Rames per te varrosur eshtrat e Isa Boletinit ne Vlore u mendua se kishte vetem qellime elektorale, sot eshte mese i qarte plani djallezor ku Rama eshte nder aksioneret kryesore, per t’ia kaluar Mitrovicen e veriut Serbeve, ne shkembim te disa km te nje tjeter toke shqiptare ne Luginen e Presheves.

Isa Boletini edhe i vdekur do ta mbroje Boletinin dhe Kosoven nga copetimi! 🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇪🇺

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...