Denoncimi i Boçit: Dyshja Rama-Nikolla rritën çmimet e teksteve për vitin e ri shkollor

E Enjte, 16 August 2018 17:01

Deputeti i Partisë Demokratike ka denoncuar rritjen e çmimeve për librat shkollor për vitin 2018-2019.

Përmes një postimi në ‘facebook’, me titull ‘ Shteti i shtrenjtimit të arsimit’ Boçi shkruan se kërkesës së vazhdueshme të PD-së, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, por që u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë, me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri.

‘Përkundër domosdoshmërisë e dëshirës së nxënësve e familjeve të tyre, Rama e Nikolla kanë rritur çmimet për paketat e teksteve, në të gjithë sistemin që nga klasa e pestë e deri në klasat e mesme.

E kjo ndodh në një kohë, kur shpenzimet për arsimim, për çdo familje shqiptare, janë rritur në tërësi’ shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

SHTETI I SHTRENJTIMIT TË ARSIMIT

Kërkesës së vazhdueshme të PD, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, por që u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë.

Me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri.

Përkundër domosdoshmërisë e dëshirës së nxënësve e familjeve të tyre, Rama e Nikolla kanë rritur çmimet për paketat e teksteve, në të gjithë sistemin që nga klasa e pestë e deri në klasat e mesme.

E kjo ndodh në një kohë,

kur shpenzimet për arsimim, për çdo familje shqiptare, janë rritur në tërësi,

kur varfëria është shtruar këmbëkryq,

kur besimi tek sistemi arsimor është në pikën e tij më të ulët.

Ndërsa për klasat e para deri tek të katërtat, ai “falasi” i teksteve, është tamam-tamam i dhënë si cingunët, “me shpinën e dorës”.

Nxënësit e vegjël penalizohen nëse i zhgarravisin, nëse i shënojnë, nëse i grisin, sepse ata duhet t’i dorëzojnë.

Për fëmijët sipas qeverisë, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me abetaren, me shkrimin e parë, me vizatimet e para, me gjithçka që formëson botën e fëmijës, duhet të zhduken.

Shtatori me sa duket nis me halle të shtuara për çdo familje shqiptare, por dhe me shpresën se fundi i paturpësisë së kësaj qeverisje nis po në shtator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...