Emiljano Shullazi, shefi i deputetëve të PS

Premte, 17 August 2018 21:56

Përgjimi që vërtetoi lidhjen e deputetit të Rilindjes, Çyrbja, me bandën e Emiljano Shullazit ka sjellë një reagim shumë të madh. Gazetari Basir Çollaku kërkon që nëse nuk vepron në këtë rast prokuroria te jepet me PPP. Në një postim në Facebook ai thotë se Shullazi është shefi i deputeteve te PS,.

Postimi i plotë

Shullazi shefi i deputeteve te PS, Çyrbja si Tahiri. Nese nuk vepron, prokuroria te jepet me PPP..

Pas Tahirit nje tjeter deputet te PS e shohim me teper si vartes te Emiljano Shullazit se sa vartes politik te Gramoz Ruçit dhe Edi Rames. Gjasat jane te dukshmme kush urdheron dhe kush vepron.

Pergjimet dalin dhe nuk duan shume komente. Çeshtja eshte perse nuk jane konsideruar si prove bashkepunimi me krimin. !!

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Jurgis Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit, nga kryerregjistruesi i Durresit aso kohe i pabere ende deputet.

Deputeti sot, dikur drejtor, informonte per çka bente Prokuroria ndaj Shullazit dhe te tijve. Nga ajo çka tashme eshte publikuar dhe deputeti nuk i mohon pergjimet, kemi bashkepunim krim pushtet. Çyrbja pasi ka dale nga seanca hetimore e Prokurorise per Krime te Renda, ka kerkuar takim me Danin duke i thene se : “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.” Ka vetedeklaruar se eshte nje nga ushtaret e Shullazit. Ushtri me vone e shperblyer nga Rama qe duhet te kete llogari me te madhe me Shullazin nepermjet Tahirit dhe te tjereve. Deputeti Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore ka vijuar tu sherbeje eproreve te bandes duke genjyer, çka lehtesisht duket se ka konsumuar se paku deshmi te rreme, duke pohuar se i vetmi kontakt me Danin, eshte gjate kohes se regjistrimit te Vollges. Deputeti nuk mohon pergjimin, por akuzon opoziten duke u perpjekur te nise perpelitjen per te vonuar llogaridhenien ndaj drejtesise. Prokuroria per Krime te Renda, per me teper Donika Prela ka qene prokurore ne Durresin e ngjarjes, duhet te dergoj nje kerkese ne Kuvend per heqje imuniteti dhe arrest te Çyrbes qe del deputeti i dyte pas Tahirit vartes i organizates. Njeheresh duhet sqaruar perse nuk eshte vepruar me heret. Prokurore apo gjykates kane dredhuar ligjin?! Nderkohe Shullazi pret ne shtator kerkesen e Prokurorise per masen e denimit per nje nga veprat qe akuzohet. Rama keshtu i marr peng nga Shullazi, ushtaret e te cilit jane ne Parlament, por teorikisht i emron Rama se praktikisht i binden te arrestuarit "te fortit" dikur aq "mik" me Tahirin. Pyetja me pergjigje brenda eshte, sa afer dhe sa larg, sa pune i kane mbaruar njeri-tjetrit Rama dhe Shullazi?!?! Krimet e Renda nuk duhet te presin urdher nga lart. Nese presin rekomandimet nga partia ne pushtet, atehere shume me mire ta japin me PPP dhe PROKURORINE..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...