Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur së fundmi në vendi, si masakra në Resulaj në Selenicë me 8 të vrarë dhe aksidentet e rënda rrugore, për deputetin e LSI-së, Endrit Braimllari janë shenja të alarmit se vendi është në pasiguri të plotë.
Përmes një postimi në “facebook”, Braimllari thotë se qeveria është ireale dhe se vetëm institucioni i gjobave funksionon.
”Kjo tregon degradimin e strukturave shtetërore si dhe çdo instuticioni. Kryeministri e ka mendjen tek show, tek fasada, tek gjendja e tij imagjinare dhe nuk i intereson fare se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë Kryeministër ireal”,-shtom deputeti i LSI-së.
Postimi i plotë
Në alarm siguria e qytetarëve në vend. Mungesa e funksionimit të strukturave shtetërore për fatin tonë të keqe ka sjellë kaos në vend. Aksidente, vrasje, treni merr përpara një automjet dhe urgjenca nuk shkon në vendngjarje.
Nuk funksionon asnjë strukturë shtetërore që t’i vi në shërbim qytetarëve. Qytetarët e vendit në mëshirë të fatit sepse qeveria nuk funskionon. E vetmja strukturë që funksionon është struktura e gjobave të Kryeministrit batakci që po i merr shpirtin çdo biznesi të ndershëm në këtë vend.
Kjo tregon degradimin e strukturave shtetërore si dhe çdo instuticioni. Kryeministri e ka mendjen tek shoë, tek fasada, tek gjendja e tij imagjinare dhe nuk i intereson fare se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë Kryeministër ireal.