Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-kreu i OKB-së Kofi Anan. Lajmi u bë i ditur nga BBC.
Pas këtij lajmi ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve.
Gjithashtu kryeministri i Kosovës shprehet se fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kau
Postimi i plotë:
Sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan.
Fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kauzën tonë për liri, duke mbështetur bombardimet e NATO-s dhe më pas shtetndërtimin e Kosovës.
Do ta kujtojmë përherë, njeriun që kauzës sonë për liri dhe pavarësi i dha mbështetjen e duhur.