GJEDNJ konfirmon që sjellja e Denar Bibës, me urdhër të Edi Ramës, ndaj gjyqtarit të GJEDNJ-së z. Ledi Bianku, ishte e papërshtashme, ndërsa Denar Biba del para kamerave dhe i thotë shqiptarëve: “GJEDNJ më dha të drejtë, nuk kam ushtruar ndikim të paligjshëm, por takimi ka qenë miqësor”!!!
Madje, guxon dhe shpall edhe vendimin e prokurorisë: “Çështja u zgjidh ligjërisht tha, ska më çfarë të hetohet” ????
Fiks i njëjti skenar kriminal që zbaton Qeveria në çdo aferë të saj kriminale – Thuaju shqiptarëve të kundërtën e asaj që thonë provat e faktet e pakundërshtueshme, shpalle me nxitim rezultatin që duhet të ketë hetimi i prokurorisë, mbushi mediat me variantin e saj qesharak, dhe më pas lëre prokurorinë të bëjë sikur do të hetojë, derisa çështja të harrohet!
E ndërsa flet, udhëtari i trenit të Ramës, e pranon pa asnjë ndroje: “I kërkova gjyqtarit të na ndihmonte që të pranohej kërkesa e Qeverisë Shqiptare”!
A ka prokurori në këtë vend?
Mjafton ky pohim që sot Denar Biba të mos ishte përpara kamerave, por përpara drejtësisë! Atje ka detyrimin të tregojë kush e urdhëroi të shantazhonte gjyqtarin e GJEDNJ-së.
Për sqarim: Një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet që të “ndihmojë” në pranimin e një kërkese, sepse pikërisht kjo është qasja e papërshtatshme që evidenton GJEDNJ dhe që në ligjin shqiptar njihet si ndikim i paligjshëm. Për efekt të ligjit, nuk ka rëndësi nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara. Mjafton paraqitja e kërkesës së papërshtatshme dhe vepra penale është konsumuar.
Qeveria është palë në proceset në GJEDNJ dhe një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet të ndihmojë një palë në proces për pranimin e kërkesave të saj, për mosshqyrtimin e çështjeve individuale në gjykatë! Kjo kërkesë e një pale (Qeverisë në këtë rast) shqyrtohet nga GJEDNJ në pavarësi të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje. Çdo kërkesë për ndihmë ndaj një gjyqtari, është ndikim i paligjshën.
P.S: Harroi të sqaronte se çfarë i ofroi gjyqtarit në këmbim të “ndihmës” që i kërkoi! Ndoshta një vend në trenin e Edi Ramës?