Ish-Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar Presidentin e Sllovenisë Pahor për reagimin e tij ndaj, siç tha ai, “përpjekjeve të Presidentit serb Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për urdhrin që Vuçiç u dha argatëve të tij në Prishtinë përmes të cilëve po e paraqet si ide shqiptare dhe jo serbe idenë e krijimit të Serbisë së Madhe.
Postimi i plotë:
Faleminderit shume presidenti Pahor!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Presidenti i Republikes se Sllovenise, Borut Pahor, nje mik i vertet i shqiptareve, i dha ne Forumin Nderkombetar Alpbach nje goditje nen brez perpjekjeve te presidentit Aleksander Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe per urdherin qe ai i dha publikisht ne Forum argateve te tij ne Prishtine, me te cilet ai po paraqet prej muajve si shqiptare dhe jo serbe idene e krijimit te Serbise se Madhe.
Me kete rast le ti shprehim ne mirenjohen tone te thelle ketij miku te shquar te kombit tone dhe vendit te tij mik per qendrimet e tyre ne mbrojtje te interesave te drejta te shqiptareve ne Kosove, mbeshtejen e tyre te çmuar per Shqiperine ne rrugen e integrimit.
Ketu me poshte keni te plote raportimin ne media te qendrimit te Presidenti Pahor ne Forumin nderkombetar Alpbach. sb
“Takimi në Austri, Vuçiç-Thaçit: Mos trego….. dhe reagimi i Presidentit slloven…
Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së" në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.
E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.
E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.
“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.”