Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dënuar ashpër sulmin e bërë ndaj gazetares investigative Klodiana Lala.
Përmes një postimi në “facebook”, Nishani thekson se sot të gjithë shqiptarët solidarizohen me gazetaren Lala.
Sipas tij ky është momenti që të tregojmë nëse do e luftojmë krimin apo do të ulim kokën para tij.
Postimi i plotë:
Të dashur miq të solidarizohemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetare kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë tonë.
Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë.
Solidaritet me Klodianën, sfidë kriminelëve !
Të gjithë bashkë !