Zëdhënësja e PD Ina Zhupa i është përgjigjur Endi Fugës në lidhje me ngjarjen që ndodhi në banesën e babait të gazetares Klodiana Lala.
Zhupa është shprehur se kush fle me qenin gdhihet me pleshta. “Kush fle me qenin gdhihet me pleshta thotë populli e kush fle me krimin nuk është gjë tjetër veç bashkëpunëtor me të. Me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama është frymëzuesi kryesor i dhunës ndaj gazetarëve.”, reagon Zhupa dhe fjalën e ka për Fugën.
Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga reagoi pas sulmit me breshëri plumbash të shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Ai është shprehur se gazetarja Klodiana Lala falenderon qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë, ndërsa Basha akuzon Ramën. Më tej ai ka theksuar se solidarozohet me këtë ngjarje dhe se kërkon zbardhjen e saj.
“Klodiana Lala falënderon qeverine, policinë dhe ministrin e Brendshëm per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe.”, shprehet Fuga.