Një rast korrupsioni në Zvicër që duhet të trembë Edi Ramën

Premte, 31 August 2018 14:32

Ishin të shumta reagimet për udhëtimin relaksues të kryeministrit Edi Rama në Torino për të bërë një foto me Cristiano Ronaldon. Kritikët pyetën se kush e financoi këtë udhëtim dhe se a është normale që kryeministri i një vendi të pranojë kaq lehtësisht dhurata të shtrenjta dhe favore.

Image result for pierre maudet
Pierre Maudet

Për të kuptuar se çfarë ndodh në një rast të ngjashëm në botën perëndimore mjafton të shohësh atë që po ndodh me Presidentin e Këshillit të Kantonit të Gjenevës në Zvicër, Pierre Maudet. Prokuroria nisi hetimet ndaj tij në gusht të 2017-ës pas dyshimeve se në 2015-ën kishte udhëtuar në Abu Dhabi me familjen e tij dhe shefin e stafit me burime të dyshimta.

Në atë kohë ai tha se kishte pranuar një dhuratë nga “miku i një miku”, por hetimet zbuluan se gjithçka u pagua nga sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, princi trashëgimtar i Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndjekur nga afër një garë të Formula 1.

Por jo vetëm kaq. Familja mbretërore i kishte siguruar zyrtarit të lartë, përveç biletave të fluturimit në “business class” edhe qëndrimin në Abu Dabi për 5 ditë. Gjithçka llogaritet në disa mijëra franga dhe për këtë udhëtim mesa duket ishin kujdesur edhe disa shoqëri imobiliare me qendër në Gjenevë.

Kur nisën hetimet, Maudet tha se gjithçka ia kishte paguar Said Bustany, një biznesmen nga Libani, por më pas rezultoi se ai nuk kishte lidhje me çështjen dhe se emri i tij kishte dalë për të fshehur gjurmët. Tashmë ndaj kreut të Këshillit të Shtetit të Gjenevës pritet të nisë një hetim zyrtar. Por çështja ndaj tij do të vazhdojë vetëm me lejen e Parlamentit Rajonal i cili pritet të mblidhet së shpejti.

Por çfarë lidhje ka kjo me Edi Ramën?

Një javë më parë kreu i qeverisë shqiptare bëri një udhëtim luksi drejt Italisë. Me një çarter që e priste në Rinas ai fluturoi drejt Torinos për të parë ndeshjen e parë të Ronaldos në “Juventus Stadium” kundër Lazio.

Ashtu si Maudet edhe kreu i qeverisë shqiptare tha se avionin ia kishte ofruar një mik, drejtori Sportiv i Lazio, Igli Tare megjithëse askush nuk ka ndërmend të hetojë për këtë. Gjithsesi në bazë të ligjit “Nr.9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, Rama nuk mund të pranojë një dhuratë me vlerë më të lartë se 10 mijë lekë të reja. (shiko neni 4 pika f).

Është e kuptueshme që udhëtimi me çarter personal e tejkalon këtë shifër dhe kreu i qeverisë duhet ta refuzonte. Nëse edhe pjesën tjetër të udhëtimit e ka paguar nga rroga, Rama duhet të bëjë transparencë, nëse ka qëndruar dhe është kthyer sërish me “dhurata” ato duhet t’i deklarojë dhe t’i refuzojë nëse janë më të larta se 10 mijë lekë të reja.

Kjo nuk është hera e parë që Rama pranon udhëtime të paguara nga burime të panjohura. I ngjashëm ishte ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten e tij në janar të 2015-ës ku pa nga afër në rresht të parë edhe një ndeshje të NBA. Edhe në atë rast tha se biletat ishin dhuratë nga një mik.

Basket.jpg
Rama në ndeshjen e NBA

Në disa raste kreu i qeverisë shqiptare gjatë këtyre 5 viteve të qëndrimit në detyrë ka udhëtuar drejt Turqisë me çarter privat për të cilët nuk ka patur transparencë nga kush janë paguar.

Por nëse në Zvicër prokuroria nis hetimet për një kryeministër, Rama fle i qetë sepse në Shqipëri organi i akuzës nuk ka kohë të merret me të tilla vogëlsira. /Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...