Kryeministri Edi Rama që prej mëngjesit të sotëm është mburrur në lidhje me turizmin në vend. Ai ka publikuar një video ku shfaqen disa artikuj të mediave të huaja për të vizituar vendin tonë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kolazh të artikujve të shumtë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare për Shqipërinë turistike dhe arsyet e panumërta pse duhet vizituar, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos. Por qytetarët që kanë reaguar me komente kanë qenë të shumtë.
“Mirëmëngjes Usta. Mos merr si shembull ata qe vijne per vizite. Shembulli me i mire jemi Ne shqiptaret,qe kerkojme Europen si vend strehim per jeten dhe te ardhmen e femijeve tane. E keni katandisur Shqiperine si lecke.E keni shtrydhur,i keni marre cdo gje.”, i shkruan qytetari Ramës. Nga ana e kryeministrit ende nuk kanjë koment për qytetarët , të cilët nuk i kanë kursyer akuzat nga mënyra sesi ai qeveris.
Komentet.