Edi Rama po zhvillon një takim për turizmin në qytetin e Vlorës ku në fjalimin e tij, i mbushur me arritje e sukses e dhe mes të tjerash përmenden ato të sektorit të rendit dhe sigurisë. Si Rama po ashtu edhe Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm, thanë se ky sezon ishte i suksesshëm dhe me asnjë ngjarje të rendë në vijën bregdetare të Vlorës.
Por ççuditërisht lihet pa u përmendur ngjarje si ajo e Dhërmiut , që terrorzoi turistët shqiptarë e të huaj dhe që ndikimin e pati për dy tre javë me plazhin bosh.
Konflikti që Rama harron apo nuk e përmend, zgjati rreth 10 minuta me të shtëna pistoletash e shishesh, dhe njerëzit në panik e sipër janë lënduar duke kaluar mbi xhamat e thyer. Shumë prej tyre të gjendur në panik janë larguar me vrap nga lokali.
Ja ngjarja që u fsheh nga Rama:Rama harron se vizitën e tij të parë , në hapjen e sezonit turistik në Orikum, e paraprinë disa ngjarje të renda kriminale që nga vrasjet e deri të trafiku i kanabisit. Vlora u trondit nga breshëritë e automatikut dhe vrasja e një 29 vjeçari. Ndërsa ditën që ai çelte sezonin turistik një gomone ishte bërë gati për të transportuar 700 kilogramë kanabis drejt Italisë.