Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me faktin që ministrat e Jashtëm i thanë jo planit të Beogradit për të krijuar Serbinë e Madhe.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Berisha thotë se ky qëndrim i ministrave të jashtëm të BE meriton përshëndetjet më të përzemërta, si një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e rajonit.
Postimi i plotë
Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian hedhin poshte projektin e Beogradit per Serbine e Madhe!
Te dashur miq, serbomedhenjte ne Beograd dhe argatet e tyre ne Prishtine moren dje nje goditje fatale nga ministrat e jashtem te Bashkimit Europian.
Mimistrat dje ne unison hodhen poshte perpjekjet e Beogradit dhe argateve te tij mjerane albanofob ne Prishtine per krijimin e Serbise se Madhe, coptimin e Kosoves dhe aneksimin e territoreve te saj nga Serbia.
Ky qendrim i ministrave te jashtem te BE meriton preshendetjet me te perzemerta, si nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e rajonit ne Bashkimin Europian si dhe parandalimin e nje zinxhiri konfliktesh qe Beogradi dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine duan te ndezin per llogari te krijimit te Serbise se Madhe! sb