Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku.
Sipas Berishës vetëm në Shkodër në vetëm 3 javë kanë ndodhur më shumë vrasje dhe pengmarrje se sa në të gjithë Evropën.
Postimi i plotë
Ne Shkoder, ne tre jave me shume vrasje dhe pengmarrje se ne te gjithe Europen!
Te dashur miq, forca e krimit e bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithe Europen te marre se bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhes, Arjan Ferracaku.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit! sb