Nis faza e tretë, ja sa maturantë janë regjistruar dhe sa kuota të lira kanë mbetur ende

Hënë, 03 September 2018 16:52

Faza e tretë e regjistrimeve për në Universitet ka shtuar fluksin pranë Sekretarive mësimore. Fituesit kanë vetëm 48 orë kohë të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.

Në ditën e parë pranë Sekretarive u paraqitën mbi 9 mijë maturantë. Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë programet e studimit si Gjuhë Letërsia, Gjeografia dhe Historia mbeten më të preferuarat.

“Degët tradicionale historia, e gjeografia, gjuhë letërsia kanë pasur ecurinë më të mirë. Në këto degë zgjidhin ata që e kanë të sigurt që do të fitojnë”, shprehet Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Me ritme të ngadalta ka ecur regjistrimi në degët si Gazetari dhe Arkeologji.

“Trendi ka qenë pak më i ngadalshëm, por kjo nuk na bën pesimist”, shton Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Nga 1280 kuota në Fakultetin e Ekonomisë janë bërë 410 regjistrime. Më e preferuara ka qenë dega e Financës.

“Kjo si procedurë ka një panik të brendshëm dhe ky është një panik për universitet publike sepse në universitetet jopublike nuk e kanë panikun, ata që kanë aplikuar nuk ikin nga lista. Të jenë të sigurt që 850 pikë e sipër në Biznes u vjen radha”, shpjegon Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Dekanët e dy prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Sabri Laçi dhe Dhori Kule apelojnë për durim, pasi mundësitë për tu ulur në auditore janë të larta.

Madje ata theksojnë se mund të shtojnë kuotat, nëse kërkesat janë të mëdha.

“Nëse fluksi i kërkesave për tu regjistruar në degët tona të jetë i madh ne do të insitojmë tek institucionet eprore, si ministria e Arsimit që të kemi kuota për ti pranuar të gjitha ata që duan të studiojnë programet tona”, sqaron Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

“Të mos ikin diku tjetër ku ata nuk duan, por të parë kanë një nga degët tona u them mos u largoni, sepse cilësinë e mirë edhe nëse do kemi më shumë se 30 – 40 më shumë sesa janë kuotat, ne kemi të gjitha hapësirat të miratojmë kuota shtesë”, shprehet Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Faza e tretë përfundon këtë të martë, pas kësaj do të ketë sërish lëvizje të vijës së kuqe.

Raundi i parë i regjistrimeve do të përmbyllet në datën 12 shtator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...