Nis mbledhja e jashtëzakonshme në Shkodër, Basha: Rama duhet të ishte këtu, janë kryer 6 vrasje mafioze

Hënë, 03 September 2018 17:16

Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci. Në vetëm 3 muaj 6 persona u vranë dhe 2 janë ende të zhdukur. Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se në më pak se tre muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona për të cilët mendohet më e keqja. Sipas kreut të PD, ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.

“Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve. Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin”.

Kreu i PD-së tha se sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar duke e akuzuar kryeministrin për bashkëpunim me bandën e Bajrave. “Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin
Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat.
Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijën e një gazetare investigative. Mbrëmë u kërcua në Laç një tjetër gazetar. Janë vrarë biznesmenë. Situata është jashtë kontrollit. Sot Dobraci duhet të ishte nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale por është në një shtet rrethim kriminal”, tha Basha.

Vijon...

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 18:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...