Etilda shkel ligjin, Arta e fal, Tahiri është më i qetë pa Nazer Seitin nëpër këmbë

Tuesday, 11 September 2018 21:20

Etilda shkel ligjin, Arta e fal dhe festojnë bashkëpunimin në Itali, Sajmir Tahiri është më i qetë pa Nazer Seitin nëpër këmbë. Kjo është domethënia e kësaj foto të shpërndarë për mediat nga zyra qeveritare e propagandës.
Pak ditë më parë Prokurorja Arta Marku vendosi të nxjerrë të pafajshme Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kreu shërbimin më të madh që qeveria mund ti bënte Saimir Tahirit duke e larguar nga duart e prokurorëve, Nazer Seitin, të vetmin person që ishte penduar dhe do të tregonte lidhjet e ish-ministrit të Ramës me kanabisin.
Dhe sot, befas, Arta Marku shfaqet përkrah Ministres. Të dyja bashkë krahë për krahu kanë zhvilluar disa takime në Itali, që sipas njoftimit janë takime zyrtare.
Fotoja që kemi publikuar është shpërndarë nga zyrat e qeverisë dhe tregon hapur arrogancën qeveritare se nuk e kanë më problem të shfaqin hapur bashkëpunimin në të njëjtin krim.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të ishte nën akuzë sot e jo përkrah Arta Markut, pasi ajo kishte dijeni në rrugë zyrtare se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri. Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kërkuar së paku 2 letërporosi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. E para është në dt 18 tetor 2017 dhe e dyta në 7 nëntor 2017. Të dyja letërporositë i referohen procedimit penal 134 të vitit 2016, që është dosja e përbashkët Tahiri-Habilaj-Seiti. Procedimi penal 134 për të cilin po hetohet Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti, përmban veprat penale kultivim të bimëve narkotike, trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë. Dërgimi i letërporosive në Itali është bërë përkatësisht më shkresat dt 25.10 2017 dhe 20.11. 2017 dhe të dyja letërporositë janë firmosur nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...