Opozita duket e vendosur për të mos u bërë pjesë e seancave parlamentare.
Teksa pritet që mazhoranca të diskutojë dekretin e Presidentit për kthimin për tatimin mbi të ardhurat, opozita do të mbajë një mbledhje paralele në qytetin e Durrësit.
Kujtojmë se Opozita, dy të enjtet e fundit nuk ka qenë në Parlament, pas ajo i ka zhvilluar seancat parlamentare në Shkodër dhe në Elbasan.
Ndërsa parlamenti në rend dite ka edhe projektligjin e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist.
Ndërkohë të mbartura për votim janë ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pr/ligji për një ndryshim dhe shtesë në Kodin Rrugor të Republikës.
Këto dy pr/ligj kërkojnë një shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.