Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Tuesday, 18 September 2018 22:40

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë.

Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua me Partinë Socialiste: “Për herë të parë një kryeministër artikuloi për çështjen çame. Për këtë arsye kaluam me Partinë Socialiste”.

Më tej, Idrizi tha se “Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”.

“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, shtoi Idrizi.

Më tej, Idrizi foli si opozitar: “Kemi një mazhorancë arrogante, krim në nivele të larta dhe ekonomi të dobët. Shqiptarët kanë ikur sepse ka humbur shpresa. Ka nevojë për një opozitë të fortë. Kjo opozitë nuk duhet të jetë vetëm reflektive. Opozita duhet të jetë pranë halleve të njerëzve. Opozita duhet të dalë me ofertë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...