Deputeti Balliu: Ja abuzimi 2.5 milion euro i Veliajt me pronarin e ‘Fusha shpk’

E mërkurë, 19 September 2018 19:38

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka denoncuar korrupsionin miliona euro të kryebashkiakut Veliaj me kompaninë “Fusha shpk”.

I ftuar në Ora News, Balliu ka shpjeguar shkeljet flagrante të ligjit të prokurorimeve në rastin e një tenderi për pishat, I cili ka kaluar me një kontratë direkte mes Erjon Veliajt dhe pronarit të “Fusha shpk”.

Balliu tha se për këtë çështje është bërë kallëzim penal në prokurori ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Ja deklarimet e plota të deputetit Balliu

Pasi qytetarët shqiptarë paguan miliona euro për palmat e Edi Ramës, tani duhet të paguajnë miliona euro për pishat e Erjon Veliajt.

Nuk ka pasur asnjë shpallje publike të tenderit por ka pasur thjesht një kontratë direkte mes Veliajt dhe “Fusha shpk”.

Sot që po flasim pishat e Veliajt janë tharë, disa prej tyre janë prerë nga vetë nga Bashkia dhe 2.5 milionë euro të qytetarëve shqiptarë janë zhdukur e Fushës.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve, pasi si mundet të lidhesh një kontratë pa prokurim publik?

Për këtë çështje ne kemi bërë edhe një kallëzim penal për kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, mos të pengojë hetimin ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Ky tender ka pasur mungesë konkurence, nuk është shpallur fare nga ana e bashkisë por vetëm një kontratë direkte me Fusha shpk.

Të gjithë e kemi parasysh që Erjon Veliaj mbledh 700 televizione kur mbjell një pemë të vetme, por në rastin konkret nuk është parë në asnjë televizion pasi ky korrupsion ka qenë I përllogaritur.

Arsyeja dihet, pronari I Fusha shpk është djali I xhaxhait të Petrit Fushës, prokurorit I cili mbylli çështjen e Ardit Gjoklaj.

Kjo është pagesa që Veliaj I bën kompanisë Fusha, prandaj këtë kompani e kemi në pastrim, ndërtim, praktikisht kjo kompani merr sot çdo tender, qoftë nga Rama, qoftë nga Veliaj.  Marrë nga Ora News

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...