PD: Prokuroria të hetojë Xhafajn për fshehje provash

Tuesday, 25 September 2018 14:44

Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i ka fshehur prova drejtësisë për çështjen e vëllait të tij.

Deputeti Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm i është referuar deklaratave të Xhafajt në një emision televiziv ku deklaronte se kishte provat e tij dhe theksoi sot se kjo është e mjaftueshme që prokuroria ta hetojë për fshehje provash.

“Një lloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait trafikant droge është i sajuar dhe për këtë disponon prova. Le të ndjekim pohimin kriminal të Xhafajt.

Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e një skenari mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat të paracaktuar. Xhafaj ka kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nëse do kishte prova duhet t’i kishte çuar në prokurori.

Njëlloj deklaroi dhe Rama kur foli për një laborator imagjinar shkencor. Në një shtet normal prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën më së paku për fshehje të provave drejtësisë”, deklaroi Flamur Noka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...