Ish-ministrja e integrimit-qeverisë: Azilkërkuesit do të kthehen sërish në bombë

Tuesday, 25 September 2018 16:22

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka theksuar se azilkërkuesit mund të kthehen sërish si bombë për të ardhmen e vendit tonë në BE.

Nga raporti Evropian del se Shqipëria renditet në krahë të vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve, dhe kjo për shkak të gjendjes së vështirë që po kalon vendi jonë.

Bazuar në këtë raport, ish-ministrja thekson se një nga problemet kryesore që evidentoi Komisioni i Europës, ishte numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së.

Ja çfarë shkruan Gjosha:

Azilkërkuesit mund të kthehen sërish në bombën e madhe të perspektivës tonë evropiane dhe të lëvizjes tonë të lirë!

Sot në një raport mbi azilkërkuesit për herë të parë në vendet e BE, Shqipëria renditet përsëri krah vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen nga vendi. Ndryshimi i vetëm dhe absurd është fakti që vendi ynë nuk është as në gjendje lufte dhe as një vend jashtë kufijve të Europës.

Ky numër i lartë edhe gjatë muajve të fundit të 2018-ës, përvec se është një tregues i gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi ekonomikisht, çështja është se në muajt që vijnë ky fenomenon do të kthehet në bllokues të negociatave dhe të perspektivës europiane të Shqipërisë!

I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar. Aq sa mund të duket thjesht si cështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për l?vizjen e lirë dhe rikthimin e vizave!

Deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet qartë në skemën e mëposhtme!

azil

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...