Flet sërish nënkomisari Nuhu: Balla, Bushi dhe Rraja planifikuan të më ekzekutonin

E Enjte, 27 September 2018 21:46

Një tjetër deklaratë shokuese ka bërë ish oficeri Emiljano Nuhu, sipas të cilit idenë për ta ekzekutuar e kishin deputeti Taulant Balla, Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku Artur Bushi.

Nuhu tha se vendimin për t’u larguar jashtë shtetit e ka marrë brenda ditës,  pasi “informatorët e tij” e njoftuan se ishte porositur ekzekutimi i tij për t’i mbyllur gojën.

Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”:

Ndodhem në Bashkimin Europian. Kam lëvizur nga vendi që e publikoi Artan Hoxha për arsye sigurie.

Ka pretendim që e keni bërë për azil.

Kjo nuk është e vërtetë, e kam marrë vendimin brenda ditës, në 12 shtator pasi kam marrë vesh që ishte porositur një vrasje për të më mbyllur gojën.

U kërcënova në zyrën time nga persona që i kam përmendur, nga shtetasit Xhelal Rraja i vëllai i deputetit, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Për të mos dalë ky skandal ata menduan që të më ekzekutonin. Se u bë një denoncim te Saliu por u bë nga jashtë komisariatit.

Mos është e ekzagjeruar që donin t’ju ekzekutonin?

Informacioni im ishte shumë i saktë dhe i verifikuar, pasi unë kam rrjet informativ në gjithë Shqipërinë.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 21:47
Login to post comments